E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan: Nuk heq dorë nga projekti urbanistik për Stambollin

TUNIZ- Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh sot se ''nuk kishte plan të hiqte dorë nga projekti i shumëpërfolur urbanistik për Stambollin, që ka shkaktuar një valë tepër të dhunshme protestash në mbarë Turqinë, si pasojë e të cilave kanë mbetur të vdekur mbi 5 persona dhe po ashtu janë plagosur me dhjetëra të tjerë dhe shumë demostrues janë ndaluar nga forcat e rendit në vend. 

''Pas këtyre trazirave fshihet një organizatë terroriste'', deklaroi kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare në Tunizi.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›