I vodhën 150 mln lekë biznesmenit, arrestohen 3 vajzat
TIRANË- Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e 3 vajzave 19-vjecare.
Burime nga policia e Tiranës njoftuan se Afërdita Adem Pepmarkaj 19 –vjeçe, Olgerta Sulejman Pagushi 18 -vjeç dhe Laureta Sabri Kollaku 18 vjeçe dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrënnë fillim të këtij viti dhe tetor-nëntor të vitit 2011 kanë vjedhur në një banesë shumën 150 milion lekë të vjetra biznesmenit Avdyl Trojko, 42 vjec, me banim në Tiranë.
Këto shtetase kanë realizuar vjedhjen një biznesmeni në dy etapa brenda tre muajve. Ato i kanë shpenzuar paratë duke investuar në dy dyqane parukerish dhe duke dhënë hua shoqërisë. Policia ka sekuestruar njëshumë e konsiderueshme parash, dyqane parukerie në rrugën “Hoxha Tahsin” dhe një apartament në Tiranë.
Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit konfirmuan se arrestimi i tre shtetaseve u bë i mundur një natë më parë nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr.4 në kryeqytet, ndërsa mësohet se tre të arrestuarat jetonin në të njëjtin pallat me biznesmenin 42 vjeçar. Sakaq është proceduar edhe një mashkull 16 vjeçar me inicialet G.J.
(el.me/BalkanWeb)