Presidenti i dyte Obama

Mesazhi i presidentit amerikan Barak Obama për shpresë dhe ndryshim ka frymëzuar dhe gjysëm vëllain e tij Malik që të futet në politikë. 54 vjecari ka vendosur të garojë si guvernator i kontesë Siaia në Kenia në zgjedhjet e marsit si kandidat i pavarur. Gjithësesi gara e tij duket e vështirë në një zonë ku mbizotërojnë tributë dhe klanet. Kjo është hera e parë që kandidatëve të pavarur u lejohet të jenë pjesë e garës elektorale. Malik, i cili është një poligam me dhjetë fëmijë ka një ekip elektoral që përbëhet nga anëtarë të familjes dhe vullnetarë.
“Ne duam një Obama tjetër këtu, për arsyen se kjo sjell bashkim. Fakti që Barak është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës na ka hapur shumë dyer. Asnjeri nuk mund të thotë se nuk mund ta bëjmë këtë sepse jemi njerëz me ngjyrë.
Ai tha se vëllai më i vogël ka ndjekur gjurmët e babait ët yre, afrikanit të parë që ka ndjekur universitetin e Hauajit.
“Gjëja e parë që më tha ishte që duhej të isha i ndershëm, i sinqertë dhe i durueshëm pasi njërëzit do të më sulmonin sidomos media. dhe unë jam i qetë pasi në në fund të ditës e vërteta del gjithmonë në shesh.
Në zyrën e tij ai ka fotografi të ndryshme me Barak Obamën në zyrën Ovale si dhe në dasmën me Mishel, ku ai ishte shoqëruesi i dhëndrit. Slogani i fushatës elektorale është “Këtu njësoj si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj gare Malik mendon se do të jetë gati për ët synuar presidencën e Kenias në zgjedhjet e vitit 2017.