E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane humb jeten 40 vjecari qe u qellua mbremjen e djeshme

Një 40-vjeçar humbi jetën mbrëmë në Tiranë, pasi u qëllua me armë brenda në makinën e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 në afërsi të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Policia tha se Admirim Sako ishte me një makinë tip BMË me targa AA 678 BR, kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar. Krimi ndodhi në prezencë të bashkëshortes së Sakos, e cila sapo kishte dalë nga automjeti. Ai u dërgua menjëherë në Qendrën Spitalore të Traumave për ndihmë të nevojshme mjekësore, por plagët e marra nga plumbat e bënë të pamundur për bluzat e bardha që t'i shpëtonin jetën 40 vjeçarit. Bëhet e ditur se Sako është njeri i afërt i Elton Deliut, i vrarë 3 vjet më parë, të cilit para disa javësh iu sekuestruan prona me vlerë 5 milionë euro, pasi dyshohen se kishin ardhur nga veprimtari kriminale. Ndërsa një pistë tjetër hetimore mësohet se është një konflikt i disa ditëve më parë i viktimës në një lokal të zonës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›