E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Çekisë Vaslav Klaus: Çekia do të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE

- Presidenti çek shprehu vlerësimin e tij për arritjet e gjithanshme të qeverisë shqiptare.

Kryeministri Berisha u takua në Davos me Presidentin e Çekisë, vend i cili mban edhe Presidencën e radhës të Bashkimit Europian, zotin Vaslav Klaus.

Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin Klaus për mbështetjen që Çekia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në proceset integruese, zhvillimin dhe progresin e saj.

Presidenti çek shprehu vlerësimin e tij mjaft pozitiv për arritjet e gjithanshme të qeverisë shqiptare si në aspektin e ekonomik, ashtu edhe në atë politik, duke u ndalur veçanërisht në vlerësimet për sukseset e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend.

Biseda mes dy liderëve u përqendrua në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe paraqitjen e kërkesës nga Shqipëria për statusin e vendit kandidat në BE, për të cilën Kryeministri Berisha informoi Presidentin cek se Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e vendit kandidat gjatë presidencës çeke. Lidhur me këtë, Presidenti i Klaus u shpreh qartësisht se Çekisë do të mirëpresë dhe mbështesë këtë kërkesë, duke shtuar se sukseset e Shqipërisë janë në sytë e të gjithëve.

Kryeministri Berisha dhe Presidenti çek u ndalën edhe në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, duke konstatuar se ka një rigjallërim të këtyre marrëdhënieve. Privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga një kompani e madhe çeke si CEZ i ka hapur rrugën dhe i ka dhënë shpresë afrimit të shumë kompanive të tjera të këtij vendi,të cilat janë të mirëpritura për të investuar në vendin tonë.


01/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›