E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Sekretarin e Përgjithshëm të OPEC, Abdalla El-Badri

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në Davos një takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të OPEC-ut, z. Abdalla El-Badri.
Kryeministri e falenderoi z. El-Badri dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e përvitshme që Fondi OPEC i ka dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme zhvillimi veçanërisht në modernizimin e infrastrukturës dhe në disa projekte të tjera për përmirësimin e jetesës së popullatës.

Kryeministri e njohu z El-Badri gjerësisht me ecurinë e Programit për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural të qeverisë shqiptare, një nga programet prioritare të saj për ndërtimin e infrastrukturës rrugore rurale. Në këtë drejtim Kryeministri Berisha kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e Fondit OPEC për projektet në zonat rurale.

 Nga ana e tij z. El-Badri vlerësoi përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare përmes reformave dhe e siguroiai Kryeministrin Berisha se Fondi OPEC do ta zgjerojë akoma dhe më shumë ndihmën financiare për Shqipërinë. Z. El-Badri u shpreh se financimi i projekteve për zonat rurale është pjesë e ndihmës që ka fondi OPEC.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i OPEC e garantoi Kryeministrin Berisha se një aspekt tjetër i rëndësishëm ku Fondi OPEC dhe ai vetë personalisht do të ndihmojë qeverinë shqiptare është kërkesa që ai do t`u bëjë Fondeve për Zhvillim të vendeve anëtare të OPEC, në mënyrë që edhe ata të ndihmojnë në zhvillimin e projekteve të tilla në Shqipëri.   


31/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›