E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani largohet nga anëtarësia e PD. Letër Berishës

20-07-2012 / Gazeta 55

“President tërësisht jashtë ndikimeve politike – përfaqësues i interesave të vendit dhe kombit”


Presidenti i zgjedhur i Republikës Z. Bujar Nishani përmes një letre dërguar sot Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, e njofton për largimin nga anëtarësia në Partinë Demokratike dhe dorëheqjen nga të gjitha funksionet e zgjedhura në këtë parti. Ky largim vjen pas zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës dhe në zbatim të përcaktimit kushtetues, ku Presidenti i Republikës nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie politike. Presidenti i zgjedhur, Nishani, i ka adresuar kryetarit të Partisë Demokratike falenderimet për të gjithë vlerësimet që ka patur nga strukturat e kësaj partie gjatë viteve të angazhimit dhe veprimtarisë së tij politike. Presidenti Nishani, ka shprehur të gjithë vlerësimin e tij për hapësirën dhe ambientin bashkëpunues që ka patur në strukturat e Partisë Demokratike, në promovimin e të gjitha vlerave demokratike dhe parimeve në të cilat ka besuar gjatë të gjithë kësaj periudhe. Presidenti Nishani, me këtë rast, ka nënvizuar të gjithë përgjegjshmërinë e tij për të qenë një President tërësisht jashtë ndikimeve politike të çdo pale dhe një përfaqësues i interesave të qytetarëve, vendit dhe kombit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›