E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti kinez Hu Jintao vizitë në SHBA

Presidenti kinez Hu Jintao ka mbërritur këtë të martë për një vizitë 4 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditën e nesermë është parashikuar takimi i një niveli të lartë, mes presidentit kinez dhe presidentit amerikan Barak Obama. Në takimin mes dy liderëve pritet që të diskutohet mbi tregëtinë, vlerën e parasë dhe çështje të tjera të nxehta që kanë të bëjnë edhe me Korenë e Veriut. Pas darkës në shtëpinë e Bardhë, të mërkurën, Presidenti Hu do të udhëtojë nga Washingtoni për në Çikago në një vizitë dy ditore.
Mediat kineze raportojnë se Hu do të përpiqet, që të krijojë një marrëdhënie më të ngushtë dhe të mirëkuptuese midis dy vendeve të fuqishme, për të kontribuar dhe për të ndihmuar në stabilitetin në azi dhe për të shuar diferencat mes Pekinit dhe Washingtonit.
Çështja më e nxehtë e bisedimeve pritet të jetë ajo e vlerësimit të juanit.
Kongresmenët amerikanë kanë deklaruar se Pekini duhet penalizuar për manipulimin që ka bërë me monedhën. Ata janë shprehur se është e rëndësishme dënimi i Kinës, e cila nuk lejoi vlerësimin e juanit, më tepër se norma e menaxhimit, duke bërë që produktet kineze të shiten më lirë në SHBA dhe duke rritur çmimiet e produkteve amerikane në Kinë.
Por më herët Presidenti Hu ka deklaruar se juani nuk është nënvlerësuar, ai gjithashtu ka theksuar edhe rolin e monedhës amerikane dhe ka kritikuar politikën monetare të SHBA.
Në takim pritet që që të diskutohet edhe mbi çëshjet komercale dhe tregtare, duke përfshirë edhe marrëveshjet për energjinë. Presidenti kinez pritet që të nënshkruajë disa marreshje lidhur me këto.
Administrata e Obamës ka deklaruar nga ky takim parashikohet një bashkëpunim me Kinën lidhur ndryshimet kilmaterike, Korenë e veriut dhe progamin bërthamor të Itranit.
Kjo është darka e parë pas 13 vitesh në Washington e një presidenti Kinez. Hu ka ka thënë se është ndiher i fyer kur ish presidenti Xhorxh W Bush e ka pritur për drekë më tepër se për një darkë shteti gjatë vizitës së tij të fundit në 2006.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›