E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Fjalët e Metës shtojnë revoltën e shqiptarëve

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të ekonomisë Ilir Meta ku e cilësonte videopërgjimin si një akt kriminal që u përdor për t`i bërë shantazh.
 

Në një konferencë për shtyp anëtarja e asamblesë së PS-së Megi Ajtyresa ka theksuar se se më shumë flet Meta aq më shumë revoltohen shqiptarët.
 

“Sa më shumë flet Ilir Meta, aq më e madhe bëhet revolta në shpirtin e shqiptarëve të vjedhur e të tallur prej kësaj qeverie kusarësh e matrapazësh të paparë. Sa më shumë flet Ilir Meta aq më i kthjellët duket rreziku i madh që e kërcënon këtë vend prej maskarallëkut në pushtet” theksoi Ajtyresa.
 

Ajo gjithashtu theksoi se sa më shumë flet Ilir Meta aq më i ndyrë duket ai bllok kusarësh në duart e qeverisë që Saliu do ta mbajë në këmbë si një monument turpi për çdo shqiptar të zakonshëm, socialist apo demokrat qoftë.
 

“Sa më shumë flet Ilir Meta aq më të shumtë duhet të jenë në demonstratën e 21 janarit prindërit që s`duan t`i lënë fëmijët në duart e pista të kësaj qeverie, të rejat e të rinjtë e këtij vendi që s`duan ta lënë më qeverinë e kusarëve të vjedhë ëndrrat e shpresat e tyre, çdo shqiptar që s`do ta lërë më këtë qeveri të turpit të tallet me jetën e hallet e tij” përfundoi Ajtyresa.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›