E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PE kritika Kosovës

Komiteti për politikën e jashtme në Parlamentin Evropian diskutoi dje mbi procesin e rivotimit të 9 janarit në Kosovë, për të cilin vlerësoi se ndonëse pati përmirësime teknike, zgjedhjet u shoqëruan me parregullësi të shumta.

Në fjalën e saj, Urlike Lunaçek, shefe e delegacionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë, ka theksuar se gjatë zgjedhjeve e konstatuab mashtrime gjatë numërimit të votave dhe kërcënime.

Ajo ka përmendur se edhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, po kërkojnë që të formohet qeveria e “duarve të pastra”, që do të thotë pa personat, që janë nën hetim.

Lunaçek gjithashtu tha se çfarëdo partie që të vijnë në qeveri, në Kosovë duhet të ketë ndryshime”.

Ndërsa eurodeputeti Eduart Kukan dekalroi se përshtypja e përgjithshme është e kënaqshme , por në shumë vendvotime ka pasur falsifikime të procesit zgjedhor.

Sipas tij, procesi i tillë zgjedhor në Kosovë e frenon përparimin e përgjithshëm dhe dialogun e Prishtinës me Beogradin.

Ndërkohë eurodeputeti Jelko Kacin, ka deklaruar se megjithë vështirësitë, zgjedhjet e përsëritura në tre komuna kanë dhënë rezultate, pasi kryeministri në dorëheqje dhe partia e tij i kanë humbur dy deputetë.

Ai gjithshtu ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen e serbëve të Kosovë në zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›