Stuhia Xynthia shkakton kaos në Europë

Erërat e fuqishme dhe reshjet e mëdha goditën sot pjesët perëndimore të Europës, me ç’rast kanë humbur jetën së paku 13 persona, ndërsa me miliona shtëpi kanë mbetur pa furnizim me rrymë.
Stuhia Xynthia goditi brigjet perëndimore të Francës dhe Spanjës, duke sjellë mot të ligë edhe në Portugali dhe Holandë.
Erërat me shpejtësi prej 150 km në orë dhe valët me një lartësi prej tetë metra shkaktuan kaos në brigjet veriore dhe perëndimore të Francës, duke nxitur përmbytje dhe duke detyruar banorët që të kërkojnë shpëtim mbi kulmet e shtëpive.
“Kemi konfirmuar pesë të vdekur në rajonin e La-Faute-sue-Mer and l'Aiguillon-sur-Mer”, deklaroi Herve Rose, një zëdhënës i qeverisë në rajonin Vendee.
Një femër 88 vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në ishullin Oleron, ka njoftuar policia. Dy kufoma tjera janë zbuluar në Charentes-Maritime, ka deklaruar një zyrtar rajonal.
Autoritetet në Spanjë kanë njoftuar se dy persona kanë vdekur, kur automjeti i tyre u godit nga një dru. Një femër ka humbur jetën në rajonin e Galicisë, pas shembjes të një muri.
Autoritetet në Portugali kanë njoftuar për një të vdekur. Si pasojë e këtij moti të ligë, në Francë pa furnizim me rrymë kanë mbetur rreth 1 milionë shtëpi.