E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika në ‘kërkim’ të një kryeministri të ri

Bruksel -Prej ditësh Belgjika ndodhet pa qeveri, pasi kryeministri i mëparshëm Yves Leterme dha dorëheqjen. Tanimë po kërkohet një lider i ri, i cili do të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe ekonomike, megjithëse ka pak tregues që partitë rivale mund të bien dakord lidhur me faktin se kush duhet të marrë postin e lartë. Leterme u rrëzua për shkak të një raporti të Gjykatës së Lartë lidhur me një përfshirje politike në një çështje ligjore për shpëtimin e bankës Fortis.

Leterme përjashtoi sot mundësinë e një rikthimi të mundshëm në post, duke i lënë pesë partitë e koalicionit të grinden lidhur me faktin se kush do të jetë pasuesi i tij. Emri i Jean-Luc Dehaene, i cili drejtoi Belgjikën nga viti 1992-1999, doli sot si kandidati më i mundshëm për të kryesuar një qeveri të përkohshme deri në qershor të 2009, kur mund të zhvillohen zgjedhjet parlamentare për të përkuar me zgjedhjet lokale dhe ato të BE-së.

Belgjika, ku e kanë selinë NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, pritet të zhytet në krizë këtë tremujor dhe ka nevojë urgjente të miratojë një paketë shpëtimi me një vlerë prej 2 miliardë eurosh dhe një marrëveshje për pagat, si dhe të gjejë një zgjidhje për Fortis nga rrënimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›