Presidenti përçarës

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk ka harruar as sivjet që ta anashkalojë dekorimin e artistëve shqiptarë me titullin më të lartë artistik në vend - ‘Artist Kombëtar i Maqedonisë’.
Ndarja e këtij titulli nga presidenti Ivanov për këtë vit i është dedikuar regjisorit dhe skenaristit maqedon, Milco Mancevski. Mirënjohja më e lartë artistike në vend Mancevski’t iu dorëzua në një ceremoni rasti, që u organizua të mërkurën.
Nga Presidenca e Maqedonisë nuk u bë e ditur arsyeja se përse kjo mirënjohje as sivjet nuk iu nda ndonjë artisti të mirënjohur shqiptar nga Maqedonia.
Ndryshe, në ceremoninë e ndarjes së rinjohjes ‘Artist Kombëtar i Maqedonisë’ mori pjesë edhe ministrja aktuale e Kulturës, Elizabeta Kanceska – Milevska.
Ndarja e kësaj mirënjohjeje bëhet në bazë të Ligjit për Artistin Kombëtar të Maqedonisë. Vitin e kaluar mirënjohja iu nda pianistit maqedon, Simon Trpcevski.