E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmon policinë me granatë dore

Nga Express më 16 shkurt 2011 në ora 21:05

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e mbrëmjes një person në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, për shkak të sulmit ndaj patrullës policore.

Zëdhënësi për informim i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Kosovapress se rasti ka ndodhur në ora 18.00, kur policia ka marrë një thirrje për dhunë familjare në lagjen e Muhaxherëve.

“Personi ka hedhur një granatë në rrugë, e cila ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale, derisa granatën tjetër e ka hedhur në veturën e policisë, por që nuk ka shpërthyer”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, policia ka arritur të arrestojë sulmuesin tek i cili ka gjetur dhe sekuestruar edhe dy granata tjera të dorës.

Ndonëse nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit në fjalë, Borovci ka thënë se ky person edhe më parë ka qenë i arrestuar për dhunë në familje, por më pas është liruar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›