E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti politika djeg mundesine e pare

Në orën 09:00 parashikohej të mblidhej Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Por kjo u zëvendësua nga takimi Patozi-Ruçi që ka zgjatur vetëm pak minuta. Palët nuk ranë dakort për kandidaturën e Xhezair Zaganjorit.

Partia Socialiste ka kundërshtuar kandidaturën e paraqitur nga mazhoranca për President të Republikës. Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi u takua me homologun demokrat, Astrit Patozi në ambientet Kryesisë së Kuvendit.

Pas takimit, përfaqësuesi socialist, ashtu sic edhe ishin premisat, kundërshtoi vendimin e mazhorancës për të paraqitur Xhezair Zaganjorin si kandidat për president, duke e quajtur këtë kandidaturë si të njëanshme e cila s’ka pëlqimin e opozitës.

“Mazhoranca ka vendosur kandidatin Zgjedhja e presidentitPatozi: Besoj që në raundin e dytë të kemi Presidentin konsensual Xhezair Zaganjori kandidat për President “Procesi me rëndësi” në mënyrë të njëanshme por unë ende shpresoj për gjetjen e një kandidati konsensual. Nëse do të ketë apo jo votim të presim se cdo të ndodhë në seancën e parlamentit, nëse do të ketë apo jo votim”, deklaroi Ruçi pas takimit me Patozin.

Pak minuta pas takimit mes krerëve të grupeve parlamentare, Ruçi e Patozi, Komisioni parlamentar i Ligjeve dorëzoi raportin e hartuar me konsensus nga të dyja palët për “ta quajtur votimin të kryer pa asnjë kandidat”.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›