E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulime të reja në Butrint

Në Butrint janë zbuluar disa objekte të rëndësishme arkeologjike.

Përveç qeramikës dhe monedhave të shumta, arkeologet arritën të zbulojnë portalin e një forumi mbi 2,000-vjeçar, që dyshohet të jetë fundosur nga tërmeti. Brenda tij ndodhet kisha me e vjetër në Butrint dhe 13 varre - që i përkasin shekullit të 6’të.

“Forumi është monumenti më i rëndësishëm dhe më i madh, pas teatrit. Dimensionet e tij, 75 metra gjatësi dhe 21 metra gjerësi, tregojnë se është ndër forumet më të mëdha të provincave romake, por edhe më i ruajturi. Por, pas një tërmeti u mbulua gjithçka, dhe materiali i groposur nuk u përdor dot për ndërtime te reja. Ne këtë moment ne po zbulojmë portalin, dhe disa kolonada, që do të jenë me rëndësi të vizitohen”, tha arkeologu shqiptar, Dhimiter Çondi, për mediat nga Tirana.

Ekspedita shqiptaro-amerikane e arkeologëve do t’i vazhdojë gërmimet edhe gjatë muajit qershor. Ndryshe, parku kombëtar i Butrintit shtrihet në një sipërfaqe prej 15 hektarësh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›