E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti pret përfaqësuesen e PNUD-it, Gylden Turkoz-Koslet

Tiranë, 31 gusht, NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot koordinatoren e Përhershme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara ([përfaqësuesen e PNUD-it) në Tiranë, Gylden Turkoz-Koslet, e cila është në prag të përfundimit të mandatit të saj në vendin tonë.

Në fillim të bisedës, Topi nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë takim me zonjën Turkoz-Koslet dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të PNUD-it në promovimin dhe realizimin e shumë projekteve në Shqipëri.

Në këtë kuadër, ai vlerësoi rolin pozitiv dhe kontributin e Turkoz-Koslet në rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit mes PNUD-it dhe institucioneve shqiptare në fusha të ndryshme ku mund të veçohen demokratizimi i qeverisjes, lufta kundër korrupsionit dhe varfërisë, rritja e parametrave social-ekonomikë etj.

Nga ana e saj, Gylden Turkoz-Koslet pasi falënderoi Kreun e Shtetit për të gjithë përkrahjen dhe mbështetjen personale dhe institucionale të dhënë për Agjencinë që ajo përfaqëson, vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme të vendit tonë si dhe bashkëpunimin e frytshëm me PNUD-in nëpërmjet projekteve konkrete të suksesshme të realizuara.

Turkoz-Koslet, i garantoi presidentit Topi se ajo po largohet nga vendi ynë me përshtypjet më të mira dhe se lidhja dhe përkujdesja e saj për Shqipërinë do të vazhdojë edhe në postin e ri në OKB, në Nju Jork.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›