E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, takim lamtumire me ambasadorin e OSBE, Robert Bosch

Tiranë, 31 gusht, NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot një takim lamtumire me shefin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Robert Bosh, i cili përfundoi mandatin e tij në vendin tonë.

Kreu i shtetit shqiptar pasi e falënderoi ambasadorin Bosh për kontributin e tij të rëndësishëm personal e institucional, vlerësoi si shumë të frytshëm dhe të vlefshëm rolin dhe ndihmesën e pranisë së OSBE-së në Shqipëri për konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe mbrojtjen e respektimin e të drejtave të njeriut.

Nga ana e tij, ambasadori Bosh shprehu vlerësimin për rolin e rëndësishëm të presidentit Topi si garant i Kushtetutës dhe ligjeve, duke e siguruar kreun e shtetit se do të mbetet gjithmonë një mik i Shqipërisë dhe për vazhdimësinë e ofrimit nga OSBE-ja të përvojës dhe ndihmesës së saj në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe institucioneve shqiptare.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›