E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti që synon të ndryshojë Francën

Lindur verën e vitit 1954, në një familje të borgjezisë provinciale, në Ruen (veriperëndim), presidenti i ri i Francës, Francois Hollande, e ndërtoi ambicien e tij pak nga pak, pa shkëlqim duke ndjekur shkollat e mëdha. Në moshën 57 vjeçare, Francois Hollande konfirmoi se do të ishte ''njeriu që mund të ndryshonte vendin'', nga një demokraci e vjetruar, që ai e cilëson të ''keqtrajtuar'' nga ushtrimi brutal i pushtetit nga një ''hiper-president'' dhe që do të luftojë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

Ata kanë pritur 17 vite për një president socialist. Më shumë se 350 sondazhe tregonin se ai do fitonte, por askush nuk e besonte.

Francois Hollande ka festuar fitoren e tij duke u bërë president i Francës, pasi mposhti në garë Nicolas Sarkozy.

Sarkozy është i pari president i qendrës së djathtë që nuk fiton një mandat të dytë që prej vitit 1981.

Hollande mori 52 për qind të votave dhe deklaroi se ishte krenar që u kishte dhënë shpresë njerëzve. Sarkozy e pranoi humbjen dhe i uroi fat të mbarë Hollandesë.

Një mësuese deklaroi mes lotëve se kjo ishte një fitore për Europën. Dhe për këtë të fundit foli dhe Hollande. Ai tha se masat e shpëtimit nuk janë më opsion, tani duhet të vijë rritja ekonomike. “Unë jam presidenti i rinisë në Francë,” u shpreh ai entuziast. “Ju jeni një lëvizje që po ngrihet në mbarë Europën,” vijoi më tej.

Liderët botërorë e kanë uruar Hollandenë për fitoren e tij në balotazhin që u mbajt të dielën.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, e ka quajtur fitoren e Hollandit “ngjarje historike” dhe ka thënë se të dy shtetet do të punojnë së bashku për të ndihmuar BE-në në reagimet ndaj krizës së borxhit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po ashtu e ka ftuar Hollandenë në Berlin për bisedime, pavarësisht disfatës së aleatit të saj të ngushtë, Sarkozysë.

Kryeministri britanik, David Cameron, po ashtu e ka uruar Hollandenë, duke u zotuar se do të punojnë së bashku për të forcuar lidhjet bilaterale.

Në thirrjen e përgëzimit, presidenti amerikan, Barack Obama, e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë Hollandenë, para samiteve të G8 dhe të NATO-s, që mbahen në këtë muaj në SHBA.

Edhe liderët spanjollë, italianë dhe kanadezë ishin të shpejtë në përgëzimin për presidentin e zgjedhur francez.

Por kush është presidenti i ri i Francës? Në moshën 57 vjeçare, Francois Hollande konfirmoi se do të ishte ''njeriu që mund të ndryshonte vendin'', nga një demokraci e vjetruar, që ai e cilëson të ''keqtrajtuar'' nga ushtrimi brutal i pushtetit nga një ''hiper-president'' dhe që do të luftojë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

Ai dëshiron të jetë një president normal dhe presidenca është për atë një çështje simbol.

Nga vullneti: trajnuar nga mikesha e tij, gazetarja politike dhe ''gruaja e re e jetës së tij'', Valerie Trierwieler, ai ka humbur më shumë se 10 kilogramë, ndryshon syzet dhe heq dorë nga gafat e paparashikueshme.

Nga morali: Ai kërkon të tatimojë më të pasurit, më shumë nga ''patriotizmi'', sesa për të mbushur arkat e shtetit.

''Mbi të gjitha, presidenti i ardhshëm duhet të jetë e kundërta e Nicolas Sarkozy", këmbënguli gjatë fushatës tashmë presidenti i ri i Francës.

Shumë e shohin si një politikan të moderuar, mënyrat e qeta të të cilit bien ndesh ndjeshëm me intensitetin dhe energjinë e Sarkozysë.

Imazhi i tij modest, siç argumentojnë simpatizantët, fsheh megjithatë një vendosmëri të çeliktë për ta udhëhequr Francën.

"Ai ka përmbushur ndryshimin dhe formimin e fatit të tij'', konfirmoi ish-kryeministri Lionel Jospin, i cili i dha drejtimin e Partisë Socialiste, Francois Hollande në vitin 1997.

Çfarë fshihet pas pamjes së qetë të Hollande? "Misterioz", e përshkruan djali i tij i madh Thomas, i cili shikon tek ai një njeri të lirë, optimist të vërtetë dhe strateg, i cili dëshiron të kuptojë njerëzit, por gjithashtu të jetë dhe një hap para.

Jacques Chirac, socialistin Francois Hollande e përshkruan si ''një burrë të vërtetë shteti'', të aftë të kapërcejë vijat partiake.

Ish-presidenti Chirac e ka kritikuar presidentin Sarkozy në kujtimet e tij. Në muajin korrik 2011 ai u shpreh se do të votonte për Hollande, por më vonë shtoi se po bënte shaka, pas kritikave nga aleatët politikë.

Pavarësisht meritave të tij, disa e shohin Hollande si një zëvendësues të dobët të ish-shefit karizmatik të FMN-së, Dominique Strauss Kahn, kandidatura e të cilit u rrëzua nga skandali seksual i vitit të kaluar.

Claude Allegre, ish-ministër socialist, shokoi shumë pjesëtarë të partisë me vendimin e tij për të mbështetur presidentin Sarkozy dhe për refuzimin e Francois Hollande si njeri të pavendosur e aspak të përshtatshëm për të qenë një lider kombëtar.

Lindur verën e vitit 1954, në një familje të borgjezisë provinciale, në Ruen (veriperëndim), Francois Hollande e ndërtoi ambicien e tij pak nga pak, pa shkëlqim duke ndjekur shkollat e mëdha.

Do të jetë ENA, vendi i elitës politike franceze, që i riu Hollande do të takohej me Segolene Royal, e cila do të ishte më pas bashkëshortja e tij për 25 vjet dhe nëna e katër fëmijëve.

Është ajo që do të hynte në qeveri, ajo që do të mbështeste paraqitjet e kandidatëve në vitin 2007. Ajo është e detyruar të qëndrojë në hije.

Socialisti reformist, trashëgimtar i ish-presidentit të Komisionit Evropian, Jacques Delors, ai nuk pretendon të ndërpresë angazhimet buxhetore të Francës.

Dhe Hollande ja arriti qëllimit: shënoi fitoren e parë presidenciale të së majtës, që prej kohës së Francois Mitterrandit në vitin 1988.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›