E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: Udhërrëfyesi, numërimi mbrapsht ka filluar

Thotë se debati për Udhërrëfyesin për Kosovën ka përfunduar te vendet anëtare të BE-së, versioni final është finalizuar, ndërsa pritet të vijë në Prishtinë shumë shpejt.

“I referohemi deklaratës së vet komisioneres Seselia Malstrom, e cila ka deklaruar se gjatë pranverës do të vijë Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Numërimi mbrapsht tashmë ka filluar, sepse ne jemi në pranverë dhe çdo moment e presim”, ka thënë ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

Ajo ka deklaruar se përparësia e Kosovës është se për tre vjet është punuar njëanshëm për përmbushjen e të gjitha kritereve të kërkuara.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›