Irani ekzekutoi 9 të dënuar

Irani ka ekzekutuar nëntë trafikantë të dënuar të drogës, në një burg të Teheranit.
Shtatë nga personat janë varur, pasi që u dënuan në lidhje me konfiskimin e 500 kilogramëve të metamfetaminës, në një dërgesë që kishte destinacion Azinë Juglindore.
Mediat iraniane nuk kanë thënë se kur është bërë konfiskimi. Dy persona tjerë janë varur, pasi që janë dënuar për posedimin e 420 kilogramëve të drogës së njëjtë.
Së bashku me Kinën, Arabinë Saudite dhe SHBA-në, Irani është ndër shtetet që prin për dënimet me vdekje.
Amnesty International ka raportuar se Irani ka ekzekutuar të paktën 360 persona në vitin 2011, shumica prej të cilëve ngarkoheshin me akuzat për drogë.