E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb Boris Tadiç, nesër në Kosovë

Presidenti serb, Boris Tadic ka planifikuar të vizitoje Kosovën për Krishtlindjet ortodokse. Mësohet se më 6 dhe 7 janar ai do të qëndrojë në Pejë e Deçan.

Tadic pritet të arrijë në Patrikanën e Pejës mbrëmjen e së premtes, ku do te kalojë natën, ndërkaq të shtunën e ka ndërmend të marrë pjesë në liturgjinë e mëngjesit, në Manastirin e Deçanit.

Këtë vizitë të kreut të shtetit serb e konfirmoi për Klan Kosovën, zëdhënësja e tij, Jasmina Stojanov, raporton Indeksonline.

Pas këtij riti fetar, është planifikuar edhe një deklaratë për medie. Zëdhënësja Stojanov tha se presidenti i saj nuk e ka ndërmend të flasë për politikë.

Kështu në fakt u premtua edhe para vizitave të mëparshme, por Tadic nuk ka mundur të përmbahet pa thënë se Kosova është pjesë e Serbisë. Sigurinë e tij, edhe kësaj radhe do ta kenë përgjegjësi KFOR-i dhe EULEX-i.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›