E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, eksploziv një dyqani në lagjen nr 3

SARANDË- Një sasi eksplozivi ka shkatërruar një dyqan në Sarandë. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një dyqan në lagjen numër 3 të qytetit.

Nuk ka ende detaje rreth asaj që ka ndodhur, as sasisë së eksplozivit të përdorur. Por ajo që theksohet është se nga shpërthimi dyqani është shkatërruar plotësisht.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe gjetjen e autorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›