E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Shqipëria, përballë një viti të vështirë, rrezikon të kthehet në republikë partiake

Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se Shqipëria ndodhet përballë vitit më të vështirë, pasi sipas tij, Berisha synon që ta kthejë vendin në një republikë partiake. Reagimi i deputetit socialist vjen në kohën kur Berisha është shprehur i vendosur për të zgjedhur një president nga mazhoranca, jo konsensual.

Berisha po synon që të mbajë opozitën larg nga procesi i zgjedhjes së presidentit. Ai ka si qëllim që të ketë një president të partisë, jo të popullit, shprehet deputeti socialist.

Më tej Braçe vijon: Shqipëria është në vitin e saj më të vështirë, pasi rrezikon të kthehet në një republikë formale partiake.  Pushteti tashmë buron nga partia (PD, LSI, PR, PDIU) dhe i takon partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›