E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taulant Balla tejkalon planin, punon për shpifjet e vitit 2017

10-01-2013 / Gazeta 55

I arratisuri i drejtësisë, Taulant Balla, është një mandat avancë për nivelin e shpifjeve pa doganë që lëshon. Dje ai deklaroi në një rreth të ngushtë se me keqpërdorimin që po i bëhet, e ka të garantuar vendin edhe në listën e viti 2017, por ai harron se PS-ja është formacioni shembullor për hedhjen e politikanëve, pas keqpërdorimit të tyre.

I ka rënë për pjesë këtë herë Taulant Ballës të bëhet “vegla”, apo amplifikatori i Edi Ramës. Marrëveshja dypalëshe Rama – Balla, duket se i ka kënaqur të dy.
Ndërsa Edi Rama e ka zgjedhur Taulant Ballën, jo për ndonjë vlerë të veçantë elokuente, por as edhe për performancën e jashtme (sepse Edi Rama, nuk ka nevojë për një majmun në miniaturë që të imitojë gjestikulacionet e tij)..., por e ka zgjedhur si “fytyrë nxirë, më e nxirë nga këpuca”. Për kreun e PS-së, ai që pranoi të bënte “mëk-mëk”, për atë që nuk dinte se çfarë pune i bënte motra, nuk e ka ëpr gjë që të bëjë papagallin, duke lexuar e rilexuar në çdo prag fushate elektorale, copëra gazetash, që me shumë gjasa kanë përfunduar në haletë e PS-së, “për përdorim të brendshëm” (lexo: për të fshirë by...).
Ky rol e kënaq edhe Taulant Ballën. Ai që katër vjet më parë dha me qira surratin e tij për “fytyrënxirje më keq se këpuca”, këtë herë me rolin e budallait që mori përsipër të luante, duke bërë sikur nuk dinte se çfarë pune i bënte motra..., po vazhdon të shijojë ende kreditet. Falë kësaj “qiradhënie”, ai mundi të sigurojë “një vendi nderi” në listën për deputetë të PS-së në vitin 2009. Po falë kësaj “qiradhënie” të rinovuar në prag të zgjedhjeve qershorit të këtij viti, me një sforco të vogël, duke na kujtuar të gjithëve se edhe në prag të këtyre zgjedhjeve ai do të jetë një “fytyrë nxirë më keq se këpuca” (jo vetëm pse nuk di se çfarë pune i bën motra), Taulant Balla, duket se e ka siguruar sërish “një vend nderi” në listën për deputetë të PS-së, për pas zgjedhjeve të qershorit 2013.
Jo vetëm kaq, por me këtë dhënie me qira për keqpërdorim të integritetit të tij, ai duket se ka siguruar diçka më shumë. I arratisuri i drejtësisë Taulant Balla ka është një mandat avancë, me shumë gjasa edhe mandati i vitit 2017, për nivelin e shpifjeve pa doganë që lëshon.
Këtë ai nuk e fshehu as vetë dje, ku mësohet se në një rreth të ngushtë është shprehur se me keqpërdorimin që po i bëhet, e ka të garantuar vendin edhe në listën e vitit 2017.
“Fytyrnxiri” harron se PS-ja është formacioni shembullor, për më tepër kryetari i saj është prototipi për hedhjen e politikanëve pas keqpërdorimit të tyre. E për çfarë mund t’i duhet Taulant Balla, Edi Ramës në të ardhmen, përballë të cilit (Taulant Ballës) edhe shollës së këpucës i vjen rëndë kur krahasohet me atë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›