E Diel, 1 Nëntor 2026

Pellegrino: Kishim frikë nga Bayerni

Trajneri i Valencias, Mauricio Pellegrino, ka shprehur zhgënjimin e tij pas disfatës 2-1 nga Bayern Munich në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.

“Nuk ishte një ndeshje e mirë. Ne kishim shumë frikë në fillim. Mbase treguam shumë respekt për ta. Kjo është një prej arsyeve të disfatës, por në përgjithësi ishim të qëndrueshëm”.

“Ne e dhamë topin shumë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne nuk kishim mbështetje kur avanconim me topin, dhe nuk ishim në pozitat e duhura”.

“Në pjesën e dytë u përmirësuam, por kundër një ekipi si Bayerni gabimet si këto i bëjnë gjërat të vështira”, ka thënë Pellegrino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›