E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb, Tadiç reagon për njohjen e Kosovës

Beograd, 28 gusht, NOA - Presidenti serb Boris Tadiç kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar presidenca serbe. Deklarata vjen nga kabineti i kryetarit serb në kohën kur në media janë shtuar shkrimet se Tadiçi është i gatshëm ta njohë shtetin e Kosovës nëse përmbushen disa kushte.

Sipas gazetës kroate Novi List, e cila citon burime pranë përfaqësuesve diplomatikë serbë Tadiçi do ta pranojë shtetin e Kosovës nëse plotësohen tre kushte; eksterritorialiteti i manastireve ortodokse serbe në Kosovë, status special për serbët në jug të lumit Ibër dhe vazhdim i status quo-s për veriun e Kosovës.

E përditshmja kroate thekson se në prag të debatit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Serbia po i dërgon bashkësisë ndërkombëtare sinjale të reja të ndryshme nga të mëhershmet dhe të papritura.

Në të njëjtën frymë kanë qenë dhe shkrime të botuara në disa media serbe.

NOA/RFE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›