E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti serb takon Stuart Pich: Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes, formimi i ZSO-së është çështje kyçe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar këtë të martë me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich, të cilin e njoftoi për qëndrimin e Serbisë në lidhje me situatën aktuale në rajon, veçanërisht në Kosovë.

“Theksova se Serbia, si gjithmonë deri më tani, mbetet sinqerisht e përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajon, siç dëshmojnë iniciativat e shumta të integrimit rajonal, nismëtar i të cilave është vendi ynë”, ka deklaruar Vuçiç,  theksoi se çështja kyçe për Serbinë mbetet formimi i Bashkimit të Komunave Serbe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›