Presidenti serb vizite edhe ne Libofshe
Hapja e shkolles serbe ne Komunen e Libofshes do te coje ne kete zone edhe Presidentin e Serbise Boris Tadic i cili pritet qe se shpejti ta vizitoje Shqiperine. Komuniteti sllav i fshatit Rrethlibofshe eshte njoftuar per nje vizite te afert te kreut te shtetit serb nderkohe qe Ambasada e Serbise ne Tirane ka nisur punen per te pergatitur terrenin duke kerkuar bashkepunimin e Komunes Libofshe per pritjen e personalitetit te larte serb ne viziten e pare te ketij niveli ne Shqiperi.
VizitaPresidenti i Serbise Boris Tadic e ka pranuar ftesen e bere gojarisht nga Ilir Meta gjate vizites se tij ne Beograd. Burime diplomatike nga Tirana dhe Beogradi kane konfirmuar tashme se vizita do te kryhet ne nje kohe te afert dhe mbetet vetem te caktohet data e axhenda. Pjese e kesaj axhende mesohet se do te jete edhe nje vizite ne Komunen e Libofshes ne Fier ku jetojne disa dhjetera familje me origjine nga Novipazari.
Eqerem Dulevici nje nga anetaret e komunitetit sllav te Rrethlibofshes tregon se eshte informuar per nje vizite te afert te Presidentit serb ne fshatin e tij. Premtimi i Presidentit per te ardhur ketu me eshte rikonfirmuar tre here nga ambasadori. Pritet qe ai te vije shume shpejt. Ne jemi serbe por respektojme edhe token qe na rriti Shqiperine thote Eqerem Dulevici i cili nga ana tjeter nuk e fsheh gezimin e ardhjes se Presidentit serb. Per kete te fundit eshte njoftuar edhe komuna kryetari i se ciles pranon faktin se e ka mirepritur viziten e nje presidenti te nje shtetit te huaj pavaresisht marredhenieve te dikurshme mes dy shteteve.
ShkollaShkolla serbe e hapur fundjaven e shkuar ne fshatin Rrethlibofshe rezulton te jete e suksesshme me shume sesa ishte parashikuar. Keshtu ndryshe nga cfare ishte deklaruar se shkolla do te qendronte e hapur vetem per fundjave aty po zhvillohet mesim cdo dite. Madje jane marre edhe masat per zevendesimin e mesuesit nga Shkodra per ato dite qe ai mungon.
Kete e pohojne nxenes te shkolles te cilet thone se nuk po lene asnje dite pa e frekuentuar ate. Shkoj me qejf cdo pasdite. E kam gjuhen amtare dhe si e tille me nevojitet ta mesoj jo vetem me te folur por edhe me te shkruar thote Selma nje vajze 8 vjece e cila gjate paradites frekuenton shkollen 9-vjecare te fshatit. Zerma 15 vjece thote se ka vendosur qe arsimin e larte ta vijoje ne Beograd. Ajo eshte ne klasen e dhjete ne shkollen e Libofshes dhe pas dy viteve do te shkoje me studime ne Beograd gje qe ajo mezi e pret.
Edhe Eqerem Dulevic i cili liroi ambientet e shtepise per shkollen serbe pohon se qe nga e shtuna shkolla nuk eshte mbyllur asnje dite. Ka nje frekuentim te madh. Vendosem qe mesimi te jete i perditshem. Nga interesi i larte i femijeve por edhe i te rriturve vendosem qe mos te kishte shkolle vetem gjate fundjaves tha Dulevic.
Ai shpjegoi edhe skemen e pageses se mesuesve. Sipas tij paga e tyre jepet nga Ministria serbe e Diaspores dhe Ambasada Serbe ne Tirane. Une kam lene mjediset e baneses sime falas per aq kohe sa te hapet shkolla e re e cila eshte ne fazat e para te ndertimit. Mendohet qe brenda dhjetorit ajo do te perfundoje. Per te gjitha shpenzimet pergjigjet ambasada shpjegoi Eqerem Dulevici.
Nga mesuesi qe zhvillon mesim gjate javes konfirmohet se nje kase ka 22 nxenes. Fillimisht u mendua qe te ishin tre klasa por interesimi i madh per shkollen ka bere qe te regjistrohen plot 5 klasa. Nxenesit jane ndare sipas moshes qe kane. Keshtu te gjithe femijet nen 14 vjec bejne pjese ne nje klase nderkohe qe nje klase ka vetem pjesetare te komunitetit serb por qe jane te nje moshe te madhe. Si femrat ashtu edhe meshkujt kane preferuar te marrin mesime ne gjuhen serbe.