E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane shenohet sot dita nderkombetare pa makina

Per kete arsye sot ne sheshin kryesor te Tiranes do te zhvillohen aktivitete. Me rastin e kesaj dite Milieukontakt International - Zyra Lokale Shqiperi organizon krosin ciklistik Qyteti pa makinen time.

Nisja behet ne ora 09.30 nga Sheshi Nene Tereza pergjate bulevardit kryesor deri tek Parku Rinia ku me pas do te zhvillohen nga UNICEF disa aktivitete per femijet nen programin CLEEN. Femijet do te kene mundesine te zbaviten por edhe te vizatojne mbi kete teme.

Ky aktivitet mbeshtetet nga Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave ne bashkepunim me Ambasaden e Mbreterise se Vendeve te Uleta. Prezente ne aktivitet do te jene Henk van den DOOL Ambasador i Mbreterise se Vendeve te Uleta Fatmir Mediu minister i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Po keshtu do te kete pjesemarrje nga Kabineti Qeveritar Ambasador nga ambasadat e vendeve te huaja te akredituara ne Shqiperi si dhe nga shoqeria civile.

Te gjithe ne duhet te zgjedhim te ecim ne kembe apo me biciklete sa here qe nuk eshte e nevojshme te marrim makine jo vetem ne kete dite por shume me shpesh me qellim qe ajri qe ne thithim cdo dite te jete i paster dhe ne te jetojme me mire ne qytetin tone.

2010-09-22 0829

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›