E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau komisionerët në 1997, prangoset në Greqi 43-vjeçari

GREQI - Kishte kryer 2 vrasje në vitin 1997 dhe u kap dy net më parë në Greqi. Policia e Athinës arrestoi shqiptarin 43-vjeçar Kastriot Fejzo, pasi për të ekzistonte një urdhër-arresti ndërkombëtar, i lëshuar nga autoritetet shqiptare, sipas të cilit ai është dënuar me 18 vite burg. 43-vjeçari akuzohet se në qershor të vitit 1997, së bashku me bashkëpunëtorët e tij vrau 2 komisionerë dhe plagosi 5 të tjerë.

Tre bashkëpunëtorët e Fejzos janë dënuar në mungesë për këto krime. Spartak Sageri, Roland Hasani, Hysni Dervishi, të cilët ndodhen në Angli, janë në kërkim nga policia, pasi kanë marrë dënimin me nga 20 vjet burg secili. I vetmi i arrestuar është Adriatik Sejati, i dënuar me 18 vite burg.

(lajmin e plote mund ta lxoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›