E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti të zgjidhet nga populli

Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Ndryshimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami, konsideron se liderët politikë i kanë dhënë përparësi reformës zgjedhore më shumë se asaj kushtetuese.

Kjo, sipas tij, ka një arsyeshmëri, për faktin se së paku tri segmente zgjedhore janë edhe kategori kushtetuese. Në intervistë për “Tribunën”, ai ka shprehur bindjen se pakoja e amendamenteve të cilën e ka përgatitur Komisioni, ka mbetur peng i moskonsensusit politik. Si ekspert për çështje kushtetuese, deputeti i PDK-së ka bindjen se Kosovës i duhet një president i zgjedhur nga populli e jo nga parlamenti. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›