E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vetëvritet 23 vjeçari

Një 23 vjeçar nga Mitrovica dje në orët e pasdites ka tentuar t’i jap fund jetës së tij.

L.G ka qëlluar veten në pjesën e abdomenit. Ai po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK.

“Një i ri 23 vjeçar ka tentuar me pistoletë të vetëvritet, ka qëlluar veten në pjesën e abdomenit. Motivet që kanë shtyrë këtë person në tentim për vrasje ende nuk dihen”, ka thënë Avni Zaiti për Indeksonline.

Policia e Kosovës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

Motivi i tentim vetëvrasjes ende nuk dihet, dhe se i lënduari është jashtë rrezikur për jetë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›