E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentit Nishani i jepet titulli ‘Qytetar nderi’ i Libohovës

Presidenti Bujar Nishani është nderuar me titullin " Qytetar nderi " i Libohovës. Për kontributin qe ka dhënë si ‘personalitet i shquar me vlera, si ministër reformator në disa qeveri, president i Republikës, diplomat e atdhetar , burrë shteti’, i është akorduar ky titull birit të kësaj qyteze, për të cilën ai ka pohuar se ndihet krenar.

Në fjalën e tij presidenti Nishani ka vlerësuar emrat qe kanë lënë gjurme në historinë e Libohovës dhe krejt vendit, kontributin e brezava të tërë duke e cilësuar si qytetin e kadilerëve dhe kështjellën e fundit antikomuniste

Ky titull i është dorëzuar në festën tradicionale të përvitshme " Tradita Libohovite" ku kanë marrë pjesë personalitete të shumta, banorë, emigrantë, etj. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›