E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentit Topi pret Ambasadoren e re të Egjiptit, Amina Imam Goma.

11 shtator 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave Ambasadoren e re të Egjiptit në vendin tonë, Amina Imam Goma, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi i uroi Ambasadores së Egjiptit mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes Shqipërisë dhe Egjiptit, duke besuar se edhe ushtrimi me sukses i detyrës diplomatike të znj. Amina Imam Goma në vendin tonë do të jetë në funksion të thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve dhe intensifikimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Nga ana e saj, Ambasadorja e Egjiptit falenderoi Presidentin Topi për pritjen, vlerësoi disa prej arritjeve të vendit tonë në procesin e integrimit euroatlantik dhe shprehu angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›