E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentja Jahjaga priti eurodeputeten Lunacek

(E plotësuar) Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, zonjën Ulrike Lunacek.

Presidentja Jahjaga dhe Eurodeputetja Lunacek diskutuan mbi progresin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Presidentja Jahjaga falënderoi eurodeputeten Lunacek për angazhimin e saj për aprovimin e Rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian, e cila thekson rëndësinë e perspektivës së qartë evropiane të Kosovës dhe të rajonit.

Presidentja Jahjaga theksoi se agjenda evropiane është agjendë kombëtare, që gëzon një konsensus të gjerë kombëtar dhe nivel të lartë të mbështetjes nga ana e qytetarëve të Kosovës. Ajo gjithashtu vlerësoi rëndësinë për të ndërtuar mbi suksesin e arritur deri më tani, duke ritheksuar përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet, që përafrojnë Kosovën me BE-në.
Eurodeputetja Lunacek përgëzoi Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj për avancimin e agjendës evropiane.
 

----

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, zotëri Bernd Borchardt.

Presidentja Jahjaga i uroi suksese zotëri Borchardt në detyrën e re si shef i EULEX-it dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit me institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit.

Duke folur për ndërtimin e shtetit të së drejtës, Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka shënuar përparime në të gjitha fushat dhe është e përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në gjithë territorin e saj.

Ajo tha se institucionet dhe gjithë shoqëria në Kosovë po dëshmojnë se janë të përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë duhet edhe një bashkëpunim i ngushtë me misionin e EULEX-it..

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt theksoi se ka marrë detyrën e re i përkushtuar për të ndihmuar në përmbushjen e misionit, edhe pse ai tha se nuk i nënvlerëson sfidat para tij.

Ai tha se EULEX-i ka një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet e Kosovës, dhe popullin e Kosovës, duke shtuar se misioni do të vazhdojë të arrijë rezultate.

Borchardt tha se EULEX-i do të vazhdojë të përkrahë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, dhe se mirëpret që bashkërisht të avancohet sundimi i ligjit në tërë Kosovën, përfshirë këtu edhe me Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, i krijuar dhe që udhëhiqet nga Presidentja Jahjaga./Indekonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›