E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preteni: Deklaratat e Krasniqit na dëmtojnë

(E plotësuar) Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, i është kundër përgjigjur, kreut të Kuvendit Jakup Krasniqi, lidhur më deklaratat e këtij të fundit që i ka bërë sot në Kuvendin e Kosovës për Kundër korrupsion.
Preteni tha për Indeksonline se deklaratat e tilla mund te ndikojnë negativisht në punën e Agjencionit. Ai tha se agjencia ka nevoje për mbështetje dhe inkurajim.

“Këta zyrtare me paga shume të ulte po hetojnë raste te nivelit te larte të zyrtareve te pasuruar brenda dite, më përkujdesje minimale, rikujtoj se vitin e kaluar është sulmuar fizikisht një zyrtare i Agjencisë dhe asnjë reagim asnjë se paku deklarate te zyrtareve te larte as një solidarizim, në anën tjetër akuza te pa baza me te vërtet vështire për ti motivuar”, tha Preteni.
Ai ka shprehur gatishmërinë që të përgjigjet për punën qw e bën Agjencia por vetëm për atë pjese qw është përcaktuar me Ligj.

Kreu i Agjencisë thotë se është e drejte e te gjithë deputeteve qe te deklarojnë çka tw dëshirojnë, por sipas tij misioni i Agjencisë është i qarte dhe i përcaktuar me Ligj.

“Nuk kemi për mision burgosjen apo dënimin e te korruptuarve kemi për mision hetimin preliminar ketë detyre e realizojmë me plote përkushtim dhe profesionalizëm, i kemi ushtruar me shume se 230 kallëzime penale i kemi atakuar me shume se 600 zyrtare te niveleve te ndryshme, të gjitha këto raste i kemi përcjella ne prokurorit kompetente. kjo është detyra e jone, me shume se 80% te rasteve për te cilat janë ngritur aktakuza apo janë bere publike hetimet penale zanafillën nismën e kane te Agjencia, është bere publike tani rasti kur është ngrit aktakuza ketë vit për një kallëzim penale qe është realizuar nga Agjencia ne vitin 2008, definitivisht te luftimi i korrupsionit jemi te „hendikepuar”sepse rezultatet e punës tone po varën nga efikasiteti ‘i „gjyqësorit””, shtoi Preteni.

Strategjia kundër Korrupsionit, sipas Pretenit, nuk është e Agjencisë por Strategji Kombëtare kundër korrupsionit e mbështetur nga Plani i Veprimit ne te cilin përcaktohen detyra për te gjitha institucionet,

“Ligji përcakton se detyra e Agjencisë është qe te udhëheq punën ne përpilimin e këtij dokumenti, ketë ne e kemi realizuar ne vjeshtën e vitit 2011 ne bashkëpunim me te gjitha institucionet qendrore dhe lokale me pjesëmarrjen e zyrtareve te te gjitha „pushteteve”legjislativit,ekzekutivit dhe gjyqësorit, më pjesëmarrjen e medieve dhe shoqërisë civile, pjesëmarrje e 33 zyrtareve tw tw gjitha institucioneve, institucionet i kane përcaktuar vete detyrat dhe objektivat, masat dhe afatet, dokumenti pastaj dërgohet ne Qeveri e cila pas miratimit e përcjell ne kuvend”.
Preteni thotë se pas miratimit të strategjisë institucionet kanë për obligim qe te raportojnë çdo tre muaj për masat qe ato i realizojnë e këto raporte, ndërsa, Agjencia i tubon dhe një here ne vjet raporton ne Kuvend.

---

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi edhe një herë ka folur për korrupsion në Kosovë, por tash i është lëshuar në “qafë”, Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Pas një debati të ashpër për Propozim-strategjia dhe Plani i Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017, kryeparlamentari Krasniqi duke iu drejtuar deputetëve, tha se Agjencia kundër Korrupsionit është agjenci e reklamës mediatike, dhe jo e luftimit të korrupsionit.

“Nëse një deputet mendon se Agjencioni kundër Korrupsionit do të lufton korrupsionin, le ta din se ajo nuk do të ndodhë kurrë. Ai agjencion është më tepër për të mediatizuar korrupsion se sa për ta zgjidhur atë”, tha Krasniqi.

Kuvendi ka miratuar sot me 54 vota për, dhe 45 kundër “Propozim-strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017”.

Opozita ka bërë thirrje kundër këtij ligji, ndërkaq Kuvendi ka miratuar edhe, “Projektligjin për kompetencat e zgjeruar për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale” dhe, “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›