Presidentja Osmani pret në radhë për të votuar

PRISHTINE, 9 shkurt/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të presë në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike. /KosovaPress/