E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentja Osmani pret në takim emisarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, zbardhet agjenda e Peter Sorensen

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Peter Sorensen.

Kjo është vizita e parë e Sorensenit në Kosovë.

Ai do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe kryenegociatorin kosovar për dialog, Besnik Bislimi.

Emisari i BE-së do të qëndrojë në Kosovë deri më 19 mars./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›