E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja dekretoi faljen e katër të dënuarve

Në ditën e pesë vjetorit të pavarësisë së shtetit, presidentja Atifete Jahjaga nxori një dekret për faljen e dënimit të mbetur katër personave, të cilët janë duke vuajtur dënimet nëpër qendrat korrektuese të Kosovës.

Dekreti u nxor duke u bazuar në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në Ligjin Nr. 03/L-101, për Faljen, në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, si dhe në Dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Nr. DF-001-2012, Për Kriteret dhe Procedurat për Faljen e Personave të Dënuar.Në nxjerrjen e këtij dekreti, Jahjaga është bazuar në të dhënat e ofruara nga Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues dhe mendimin e Komisionit Profesional, të themeluar nga vetë presidentja për këtë qëllim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›