E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Athinë festohet 99-vjetori i pavarësisë së Epirit të Veriut

Epiri i Veriut ka festuar 99-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Organizata të ndryshme janë mbledhur në Athinë për të kujtuar 17 shkurtin e vitit 1914, datë në të cilën u deklaruar pavarësia. Të grumbulluarit kanë kënduar himnin kombëtar të Epirit të Veriut.

Të pranishëm kanë qenë edhe dy deputetë të parlamentit grek, Pirro Dhima i PASOK dhe Kristo Papas i Agimit të Artë. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe dy deputetë të tjerë, Basil Kapernaros nga Pavarësia e Greqisë dhe Elias Panayiotoros i Agimit të Artë.

Pirro Dhima në një intervistë për “Real News”, i është kundërpërgjigjur atyre që thonë se ai nuk është grek por shqiptarë. "Kam pasur privilegjin që të lindë në Epirin e Veriut, ku ka shumë grekë të pikëlluar dhe me dhimbje në zemër. Vetëm Greqinë ëndërroja i vogël. Nga Himara shihja dritat e Korfuzit dhe thoja: ‘Unë do të shkoj një ditë në parajsë’”, është shprehur ai.

Në vitin 1914, ajo pjesë e Shqipërisë që ndryshe quhet Epiri i Veriut refuzoi t’i bashkohej Shqipërisë duke deklaruar pavarësinë në Gjirokastër dhe formoi qeverinë e saj.

Protokolli i Korfuzit, i cili u firmos nga Shqipëria dhe qeveria e përkohshme e Epirit të Veriut, njihet zyrtarisht Epirin e Veriut si njësi autonome vetëqeverisëse nën sovranitetin dhe principet e Shqipërisë. Kjo marrëveshje i jepte në një farë mënyrë autonomi brenda territorit të Shqipërisë.

Kjo ndodhi pas përfundimi të Luftës së Ballkanit por protokolli nuk u implementua asnjëherë për shkak që paqëndrueshmërisë politikë në Shqipëri. Ndërsa anulimi i protokollit u bë zyrtarisht në vitin 1921 gjatë Konferencës së Ambasadorëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›