Koktej molotovi kundër firmës kanadeze në Greqi

Një grup prej afro 50 meshkujsh, të maskuar sot në vendin Halkidiki, në veri të Greqisë kanë sulmuar me kokteje mollotovi ndërmarrjen Hellenic Gold, e cila në fakt është filial i ndërmarrjes kanadeze Eldorado Gold, që merret me kërkimin e arit. Në këtë sulm janë dëmtuar zyrat, automjetet dhe pajisje të tjera, kurse një punëtor i sigurisë është lënduar lehtë, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve.
Sipas televizionit shtetëror grek NET, sulmuesit së pari lidhën punëtorët e sigurisë dhe i lagën me benzinë, ndërsa më pas filluan të djegin pajisjet e ndërmarrjes.
Grupe të shumta civile që nga viti 2011, kur Hellenic Gold mori licencën për veprim nga qeveria greke, i kundërshtojnë projektet e kësaj ndërmarrje, pasi sipas tyre ato shkatërrojnë ambientin, para së gjithash ujin dhe ajrin me materie të rrezikshme kimike./Indeksonline/