E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja e Argjentines nuk ka pasur asnjehere kancer

Dhimbja për presidenten e sëmurë, bëri që adhuruesit e saj argjentinas të flenë edhe në beton.
Pak metra më tutje ndodhet Presidentja e Argjentinës Kristina Fernandez, e dyshuar për kancer në tiroide.
Testet e njëpasnjëshme dhanë lajmin që do i bënte këta adhurues të brohorisnin por edhe të habiteshin në të njëjtën kohë.
Lajmi u dha nga zëdhënësi i saj i cili u shpreh: “Ekipi mjekësor i zonjës Fernandez mendon se trajtimi kirurgjik i ndërmarrë deri tani është i mjaftueshëm dhe trajtimet radioaktive nuk janë të nevojshme. Presidentja ju është mirënjohëse për dashurinë dhe shqetësimin që keni treguar”.
Presidentja argjentinase doli më pas nga spitali. 58 vjeçarja
Fernandez rifitoi zgjedhjet me 54% të votave tetorin e vitit të kaluar.
Ajo është mjaft e popullarizuar në Argjentinë për shkak të programet e saj bamirëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›