Zvicra i bindet kerkeses se FIFA-s
Federata Zvicerane e Futbollit, kombëtarja e Zvicrës dhe klubet zvicerane nuk do të izolohen nga FIFA, sepse kërkesa e Zep Blaterit u pranua.
Federata Zvicerane vendosi të penalizonte klubin e Superligës, Sion, duke i hequr 36 pikë nga klasifikimi, ashtu siç edhe kërkohej në ultimatumin e FIFA-s.
Sion u fut në vorbullën e problemeve gjatë verës dhe vjeshtës pasi u dënua nga UEFA për shkak të atyre që u quajtën shkelje në rregullat e transferimit të futbollistëve.
Klubi zviceran nuk u bind dhe i aktivizoi lojtarët e marrë, ndryshe nga sa kërkohej nga institucionet ndërkombëtare të futbollit dhe përfundimisht FIFA lëshoi ultimatumin në dhjetor të vitit të kaluar.
Pranimi i dënimit të Sionit nga Federata Zvicerane do të mundësojë kampionen e Zvicrës, Bazel, që të luajë në të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit të Mynihut, ndërsa kombëtarja helvetike nuk do të përjashtohet nga ndeshjet miqësore dhe nga elemininatoret e ardhshme të kampionatit botëror të vitit 2014 në Brazil.