E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney kryeson në mesin e republikanëve

Një anketë e re tregon se ish-guvernatori i Massacusetsit, Mitt Romney, ka një epërsi të dukshme ndër kandidatët republikanë, që po përpiqen të tërheqin vota para zgjedhjeve të ardhshme në New Hampshire.

Anketa e kanalit 7 News dhe Universitetit Suffolk tregon se 40 për qind e votuesve në këtë shtet e mbështesin Romneyn.

Ish-guvernatori Romney fitoi të martën në Iowa, në votimet e para në garën për të zgjedhur kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale.

Gjatë fushatës në New Hampshire, Romney kritikoi politikat ekonomike të presidentit Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›