E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidentja e KE: Rusia kërcënim për rendin ndërkombëtar!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen pas bisedimit me kryeministrin japonez Fumio Kishida ka deklaruar se Rusia është kërcënim i drejtpërdrejtë për rendin ndërkombëtar për shkak të luftës në Ukrainë.

Von der Leyen u ndal gjithashtu dhe te pakti shqetësues i Moskës me Kinën. Kujtojmë se prej fillimit të luftës në Ukrainë, Kina ka dalë në mbështetje të Rusisë, duke refuzuar kritikat ndaj kësaj të fundit. Përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kina ‘tha’ se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ekzagjëronin kërcënimin e luftës nga Rusia.

“Rusia është “kërcënimi më i drejtpërdrejtë” për rendin ndërkombëtar për shkak të luftës së saj “barbare” në Ukrainë”, tha Von der Leyen, raporton BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›