Presidentja e KE Ursula Von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, konferencë me Kryeministrin Rama

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Vor der Leyen viziton sot Tiranën në kuadër të një turi ballkanik. Presidentja e KE do të mirëpritet nga një ceremoni në Aeroportin “Nënë Tereza” në orën 14:30 dhe më pas në orën 16:30 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.Kjo është vizita e parë që Ursula Von der Leyen zhvillon në Tiranë pas hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, të cilat janë aktualisht në procesin e shqyrtimit legjislativ.
AXHENDA:
Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022
14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.
/rtsh.al/