Ministria e Bujqësisë, lirohet nga detyra zëvendësministrja Ermira Gjeçi, në vend të saj emërohet Arian Jaupllari

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një vendimi, ka bërë një ndryshim në Ministrinë e Bujqësisë në rang zëvendësministri. Sipas vendimit në fjalë, Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është liruar nga kjo detyrë, dhe në vend të saj është emëruar, Arian Jaupllari. Vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.
/rtsh.al/