Presidentja, keq me LDK’në
Kur LDK’ja kishte vendosur të bashkëpunojë me PDK’në dhe të tejkalojë problemin e zgjedhjes së Presidentit, shumëkush kishte menduar se roli opozitar i Partisë së Isa Mustafës ka përfunduar.
Por, katërmbëdhjetë muaj më vonë, LDK’ja po jep shenja se ka vendosur të jetë krejtësisht në pozicionin e opozitës.
Jo, sikur në prillin e vitit 2011, kur Isa Mustafa bashkë me PDK’në dhe AKR’në zgjodhën Atifete Jahjagën për Presidente, me mandat të kufizuar.
Tash raportet e LDK’së me Presidenten Jahjaga janë acaruar, prejse kjo e fundit nisi një deklaratë me shkrim në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kërkoi të mos i shkurtohet mandati me amendament kushtetues.
Komisioni i përbërë nga shumica e partive ka hartuar amendamentet kushtetuese, që parashohin fundin e Jahjagës në krye të shtetit. Është paralajmëruar se Amendamenti i Dhjetë që flet për mandatin e Presidentes, do të shpallet antikushtetues nga Gjykata.
Krejt këtë situatë, LDK’ja po e sheh si tendencë të Presidentes Jahjaga për të qëndruar pesë vjet në Presidencë. dhe për të prishur marrëveshjen e pesë prillit të vitit të kaluar.
Por, Jahjaga asnjëherë nuk ka thënë se nuk do të respektojë marrëveshjen e liderëve.
Në emër të LDK’së, Vjosa Osmani ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Presidentes, ose dorëheqjen efektive në momentin që votohen ndryshimet kushtetuese, qoftë edhe pa Amendamentin e Dhjetë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...