E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja kosovare udhëton pa Zotërinë e Parë

Nuk u shfaq shumë në publik. Në pak kohë, bëri dy vizita të rëndësishme në Varshavë dhe Romë ndërsa në Prishtinë nuk lëvizi shumë nga zyra. Emri i saj për presidente befasoi shumë kënd e mbase më tepër bashkëshortin e saj, mjekun Astrit Kuçi, shkruan  indeksonline. Mbase nuk ka mundur të vendos për fatin e bashkëshortes, por mund të vendos për veten e tij: të shfaqet përkrah bashkëshortes Presidente apo të qëndroj në shtëpi.

Zotëria i Parë i Kosovës nuk është shfaqur në asnjë moment në publik. Madje Presidentja udhëtoi në dy vende të rëndësishme ku u takua me liderët botërorë por pa Zotërinë e Parë. Shumë burra shtetesh e burrështetase shpesh herë udhëtojnë me bashkëshortët e tyre, por mbase mjeku Kuçi, Zotëria i Parë i Kosovës ende nuk po mësohet me faktin se bashkëshortja është e para e vendit. Ndoshta ne te ardhmen mund ta ndryshojë mendjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›